Rusët dhe ukrainasit “bëhen bashkë” përballë gjykatës shqiptare

schedule13:02 - 19 Korrik, 2022

schedule 13:02 - 19 Korrik, 2022

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë dalë 12 shtetas me 3 shtetësi e kombësi, përkatësisht 4 rus, një ukrainas dhe 7 filipinezë.

Lexo edhe: FOTO/ Dalin pamjet e kokainës në anijen e qymyrit nga Kolumbia, u ankorua dje në Portin e Durrësit

Ata kërkojnë pasaportat e tyre të sekuestruara së bashku me aparatet celulare dhe sende të tjera personale, pas një operacioni ku u konstatua, që brenda në një anije të ngarkuar me qymyr guri, ndodheshin rreth 60 kg Kokainë.

Prej 3 muajsh, shtetasit e huaj, qëndrojnë nën mbikëqyrjen policor prej mesit të muajit maj të këtij viti, brenda anijes së sekuestruar në brigjet e Adriatikut. Mjeti lundrues të kompanisë “Unistream”, qëndron prej 3 muajsh e bllokuar me motorin emergjent të ndezur. Ndërkohë, shtetasit e huaj të cilët dolën sot para Gjykatës, janë anëtarë të ekuipazhit të anijës, të cilëve nuk u është konstatuar gjatë hetimeve asnjë lidhje me ngarkesën e drogës. Por pavarësisht kësaj, atyre u janë hequr përkatësisht 2 pasaportat, ajo e shtetësisë dhe tjetra lundruese për secilin.

Në Gjykatën e Shkallës së parë ra në sy, sidomos theksi i dy gjuhëve, asaj ruse dhe ukrainase. Qytetarë të këtyre dy vendeve, që prej muajsh i ndan lufta me njëri-tjetrin, i “bashkon” Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për një hetim mbi trafikun ndërkombëtar të kokainës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!