Rusët bombarduan teatrin me civilë edhe pse se ishin paralajmëruar se në të strehohen fëmijë

schedule22:19 - 16 Mars, 2022

schedule 22:19 - 16 Mars, 2022

Rusët kanë bombarduar më herët gjatë së mërkurës një teatër në të cilin strehoheshin me qindra civilë. Për fatin e civilëve nuk dihet gjë ende, por disa foto të marra më herët nga sateliti tregojnë se pushtuesit ishin paralajmëruar se në atë godinë ishin strehuar edhe fëmijë.

Pamjet e shkrepura dy ditë më parë tregojnë se jashtë teatrit ishte shkruar me shkronja të mëdha, të bardha “fëmijë”.

Fjala fëmijë ishte shkruar në oborrin jashtë teatrit, përballë dhe pas godinës. Por, mesa duket kjo nuk i ka ndalur forcat ruse që ta shënjestrojnë objektin nga i cili tashmë kanë mbetur vetëm gërmadhat. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!