Rusët bombardojnë portin e Mykolaiv, marrin flakë kapanonet me grurë

schedule13:31 - 31 Gusht, 2022

schedule 13:31 - 31 Gusht, 2022

Kapanonet e grurit në portin e dytë më të madh të Ukrainës, Mykolaiv, morën flakë pasi u goditën nga bombardimet ruse të qytetit, ka thënë shërbimi i urgjencës së Ukrainës.

“Si rezultat i bombardimeve të Mykolaiv, kapanonet e grurit në një strukturë infrastrukturore në rrethin Korabelny morën zjarr. Vazhdon shuarja e zjarrit’, tha shërbimi i urgjencës në një deklaratë në Facebook.

Ata publikuan foto që tregojnë vrima në çatitë metalike të të paktën dy kapanoneve dhe brigadave të zjarrfikësve që hedhin ujë në objektet e dëmtuara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!