Rusët bombardojnë një nga fabrikat më të mëdha kimike në Evropë, të paktën 10 viktima në Dontesk

schedule18:45 - 3 Maj, 2022

schedule 18:45 - 3 Maj, 2022

Forcat ruse kanë bombarduar një fabrikë kimike në Donetsk, duke vrarë të paktën 10 persona dhe plagosur 15 të tjerë, sipas guvernatorit të rajonit lindor.

Avdiivka është një nga fabrikat më të mëdha të koksit në Evropë.

Lexo edhe: 12 të vrarë nga bombardimet ruse në fabrikën e çelikut në Mariupol, midis tyre dy gra

“Rusët e dinin saktësisht se ku të synonin, punëtorët sapo mbaruan turnin e tyre dhe po prisnin autobusin në stacion për të shkuar në shtëpi,” tha guvernatori i Donetsk, Pavlo Kyrylenko.

“Një tjetër krim cinik nga rusët në tokën tonë”, tha guvernatori./abcnews.al/