Rummenigge: Perez ka vetëm një problem, ai quhet… Premier League

schedule12:20 - 30 Janar, 2020

schedule 12:20 - 30 Janar, 2020

Shefi Ekzekutiv i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, ka treguar se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka një problem me Premier League. Gjermani tregon se kampionati anglez është rritur shumë në vitet e fundit dhe atje luajnë lojtarët më të mirë në botë.

“Problemi me Florentino Perez, të cilin unë e njoh mirë, quhet Premier League. Perez posedon klubin më të fuqishëm dhe të suksesshëm në të gjithë botën dhe me një fuqi të mjaftueshme për të afruar cilindo lojtar. Por, problemi i tij është Premier League, ku klubet fitojnë tre herë më shumë nga të drejtat televizive se sa klubet në Gjermani, Spanjë apo Francë,” tregon Rummenigge.

“Kompeticioni i ri europian? Ende nuk ka asnjë datë zyrtare për kompeticionin ku ekipet finaliste do të luajnë 21 ndeshje në total. Nëse grupet do të bëhen me nga tetë ekipe, atëherë shumë ndeshje do të jenë pa interes. Kemi arritur në atë pikë ku lojtarët dhe trajnerët deklarojnë se kupa është mbushur”, mbyll CEO i Bayern, legjenda Rummenigge. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!