Rummenigge mbron Pavard: I ka mundësitë të bëhet më i miri në botë

schedule21:08 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 21:08 - 27 Dhjetor, 2020

Drejtori i përgjithshëm i Bayern Mynich, Karl-Heinz Rummenigge, beson se Benjamin Pavard mund të bëhet një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Ndaj mbrojtësit francez kanë ardhur një lumë kritikash kohët e fundit, por megjithatë ai duket se ka përkrahjen e drejtuesve bavarezë.

“Benji është një lojtar i shkëlqyer dhe sigurisht që ka vend për përmirësim. Ai është një mbrojtës fantastik dhe i ka të gjithë mundësitë për t’u bërë një nga mbrojtësit anësorë më të mirë në botë. Varet se sa ai do të arrijë ta motivojë veten në atë që mund të bëjë”, deklaron gjermani për Welt.

24-vjeçari ka luajtur në vetëm 9 ndeshje këtë sezon për kampionët e Bundesligas dhe paraqitjet e tij nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Kujtojmë që kontrata e tij me Bayernin përfundon në verën e vitit 2024. /abcnews.al