Erling Haaland është një të rinjtë më premtues dhe klube të mëdha janë nën gjurmët e tij. Mediet shkruajnë se edhe Bayern Munchen interesohet për norvegjezin.
Gjithsesi, është vetë drejtori i përgjithshëm i kampionëve të Europës, Karl-Heinz Rummenigge, që mbyll përfundimisht këtë çështje me një deklaratë të shkoqur.
“Nuk e di nga vijnë këto thashetheme, por mund të them vetëm diçka: Kemi lojtarin më të mirë në këtë pozicion, Robert Lewandowski, që ka kontratë deri në vitin 2023.
Jam i bindur që me profesionalizmin e tij, mënyrën sesi stërvitet dhe kujdeset për veten e tij, fundi i karrierës është ende larg”, u shpreh prerë Rummenigge. /abcnews.al