Rumania nuk është gati për të marrë presidencën e rradhës së Bashkimit Europian që nis në 1 janar. Deklarata është bërë nga presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, i cili kërkoi publikisht dorëheqjen e qeverisë së kryeministres socialdemokrate Viorika Dansila. Iohannis u shpreh se situata në vend është jashtë binarëve, dhe tashmë ka një domosdoshmëri politike për ndryshimin e ekzekutivit. Një situatë që kreu i shtetit rumun e cilësoi si një incident të demokracisë. /abcnews.al
Rumania: Nuk jemi gati për të marrë Presidencën e radhës së BE
schedule11:19 - 13 Nëntor, 2018
schedule 11:19 - 13 Nëntor, 2018