Pas një debati të gjatë me anëtarët e partisë së tij socialdemokrate, kryeministri rumun Mihail Tudose ka dhënë dorëheqjen nga posti. Në deklaratën për mediat ai u shpreh se po largohej krenar për punën që kishte bërë deri tani.
Kryeminstri i qeverisë socialdemokrate rumune, Mihail Tudose, dha dorëheqjen pasi partia e tij tërhoqi mbështetjen për të, në kulm të debatiti politik me liderin e partisë Liviu Dragnea. Tudose, ne pushtet prej gjashtë muajsh u shpreh se kishte evndosur të largohej me kokën lart, pas nëj mbledhjeje të gjatë dhe të çuditshme të Partisë Socialdemokrate.
Dorëheqja e tij vjen në prag të një vizite të rëndësishme të kryeministrit japonez Shinzo Abe në vend i cili do të pritej pikërisht nga Tudose në ndalesën e tij të parë të turit në europën lindore. Ish ministër ekonomie në dy qeveritë e mëparshme, Tudose u propozua si kryeministër pikërisht nga Dragnea në muain qershor, por marrëdhëniet mes të dyve u përkeqësuan ndjeshëm muajt e fundit.
Në një intervistë të fundit, Tudose akuzoi Dragnean se nuk mund të kandidohej si president pasi kishte një dënim me liri me kusht për mashtrim elektpral. si dhe që merrte vendime pa u konsultuar me funksionarët e lartë të partisë./abcnews.al