Rumania do të hetojë lidhur me dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve një javë më parë. Në protestë mbi 400 persona u plagosën. Ndërkohë, BE-së i është kërkuar që të ndërhyjë dhe të aktivizojë mekanizmin e saj të sundimit të ligjit në Rumani.
Rumania ka hapur një hetim lidhur me dhunën e policisë në protestën masive anti-korrupsion kundër qeverisë së krahut të majtë, në të cilën qindra persona mbetën të plagosur javën e kaluar. Opozita akuzon qeverinë se ka përdorur policinë për të frikësuar manifestuesit.
Autoritetet e BE po ballafaqohen me thirrje për të mbrojtur sundimin e ligjit në Rumani, një javë pasi më shumë se 400 vetë u plagosën në protesta masive kundër korrupsionit dhe ndryshimet në sistemin gjyqësor.
Të premten e kaluar, 100 mijë demonstrues dolën në rrugë në qytete të ndryshme, por 450 persona patën nevojë për ndihmë mjekësore pasi policia përdori atë që Klaus Iohannis, president i Rumanisë, e dënoi si forcë “të papranueshme”. Ka pasur protesta të rregullta që nga viti i kaluar, kur Partia Social Demokratike erdhi në pushtet dhe paraqiti ndryshime në sistemin gjyqësor dhe kodin penal. Ndryshimet janë kritikuar si hapi më i madh prapa në përforcimin e sundimit të ligjit qëkur Rumania u anëtarësua në Bashkimin Evropian në 2007.
Shqetësimet dhe tensionet u rritën në vend pasi shefja e respektuar e njësisë anti-korrupsion të vendit, Laura Codruza Kövesi, u shkarkua muajin e kaluar. Liderë partish dhe deputetë të Parlamentit Evropian po i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të nisë mekanizmin e sundimit të ligjit, i cili po shpërndahet kundër Polonisë dhe debatohet për Hungarinë. Rumania ka të ngjarë të përballet me shqyrtim në rritje ndërsa përgatitet për të marrë presidencën e rradhës të BE-së për herë të parë në 2019-n./abcnews.al