Rumania dhe Bullgaria i bashkohen pjesërisht zonës Shengen

schedule10:41 - 31 Mars, 2024

schedule 10:41 - 31 Mars, 2024

Bullgaria dhe Rumania i janë bashkuar pjesërisht zonës së lëvizjes së lirë Shengen të Evropës të dielën, duke iu bashkuar pjesës tjetër të Evropës për udhëtim lirshëm nga ajri dhe deti pa kontrolle kufitare.

Pranimi në zonë ndodhi pas një pritjeje 13-vjeçare. Anëtarësimi ndodhi i pjesshëm për shkak të vetos nga Austria mes shqetësimeve të fluksit të refugjatëve në Evropë.

“Ky është sukses i madh për të dy vendet dhe moment historik për zonën Shengen – zona më e madhe e lëvizjes së lirë në botë. Së bashku po ndërtojmë një Evropë më të fortë, më të bashkuar për të gjithë qytetarët tanë”, u shpreh Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Zona Shengen tani do të përbëhet nga 29 anëtarë – 25 nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!