Për herë të parë Rusia ka bombarduar porte ukrainase të Danubit vetëm 200 metra larg kufirit rumun të NATO-s. Bëhet fjalë më shumë se për një ndalim të eksportit të drithërave. NATO reagon për çudi shumë e rezervuar.
Punonjës të anijeve të qarkullimit të brendshëm të Rumanisë në fillim reaguan me habi të madhe, pastaj kaluan në panik. Po gdhinte, kur ata filmuan me smartphonët e tyre dronët flutures: pika të vogla në qiell me një zhurmë të cingëritëse motorësh. “Ata po i lenë të shpërthejnë këtu”, thërret një burrë i trembur, “do të bien drejt e në port.” Në fund pak qindra më tej një lëmsh i zjarrtë dhe më pas një shpërthim i fuqishëm. “Hajde të ikim, lufta erdhi tani direkt përballë Rumanisë”, thërret një nga punonjësit e anijeve.
Porti ukrainas i Danubit, Reni mëgjesin e 24 korrikut 2023. Rusia komandon 15 dronë iranianë të tipit Shahed-136 në port. Disa prej tyre goditen nga mbrojtja kundërajrore ukrainase, të tjerë shpërthejnë në port dhe shkatërrojnë magazina porti dhe hambarë të drithërave ukrainase. 7 vetë plagosen. Edhe një anije rumune e mallrave dëmtohet. Po ashtu sulmohet edhe porti i mëposhtëm, Ismajil, po pa sukses.
Nivel i i ri shkallëzimi
Lufta e Ukrainës nuk ka qenë kurrë kaq afër një kufiri të NATO-s si më 24 korrik. Porti Reni ndodhet në trekëndëshin Ukrainë-Rumani-Moldavi, 120 km në perëndim të kalimit të Danubit në Detin e Zi. Në pikën ku janë shkatërruar pjesë të portit Reni nuk je më shumë 200 m deri në mesin e lumit, ku fillon kufiri i Rumanisë, pra një vendi të NATO-s. Edhe 200 metra të tjerë dhe arrihet bregu rumun.
Sulmi ndaj Renit është një niveli i ri shkallëzimi i terrorit të bombave ruse, i cili startoi para më shumë se një jave kundër porteve të Odesës dhe Mykolajevit, e ka në fokus infrastrukturën e eksporteve ukrainase. Raketat ruse kanë kaluar një herë një pjesë të hapësirës ajrore rumune; Copëza raketash ruse kanë rënë në Moldavi, një raketë ruse ra në një pyll polak; Por një sulm të qëllimshëm, kaq pranë kufirit të jashtëm të NATO-s dhe ndaj një objektivi civil nuk ka pasur deri tani.
Itinerari i Danubit do të forcohet
“Vladimir Putin kërkon të paralizojë me të gjitha mjetet eksportin e drithërave të Ukrainës dhe të hakmerret në të njëjtën kohë, që sanksione të caktuara kundër Rusisë, si ato në sektorin e bankave nuk janë hequr”, thotë politologu nga Bukureshti, Armand Gosu për Deutsche Wellen. Gosu është profesor për historinë sovjetike dhe diplomacinë në Universitetin e Bukureshtit dhe është një nga njohësit më të mirë të Rusisë dhe hapësirës postsovjetike.
Ukraina ka nevojë urgjente për të ardhurat nga drithërat dhe farërat – për eksportet asaj i nevojiten tre rrugë: sasia më e madhe që pas invazionit rus në Ukrainë vitin e kaluar kryhej përmes porteve të Odesës dhe Mykolajevit në itinerarin e Detit të Zi, falë marrëveshjes së ndërmjetësuar me Rusinë. Pjesa tjetër kalonte përmes rrugës tokësore nga Rumania, Hungaria, Sllovakia dhe Polonia në tregjet botërore. Rruga e tretë kalonte nëpër deltën e Danubit përme sporteve Reni dhe Ismajil, si edhe një pjese të Detit të Zi, që bën pjesë në ujërat territoriale rumune. Këtë rrugë të fundit kërkon tani Ukraina ta zgjerojë më tej.
Vështirësitë e lëvizjeve për anijet
Porti i qytetit të vogël Reni (18.000 banorë) që ndodhet në pikën më jugperëndimore të Ukrainës është një port i largët, dhe i vështirë për t’u rritur përmes rrugës tokësore, por ai ka mënyrën më të mirë të qasjes për anijet. Nga këtu mund të nisen edhe tragete të mëdhenj me mallra drejt Detit të Zi duke kaluar përmes Kanalit Sulina të Rumanisë, që është kanali më i mirë i zgjeruar në deltën e Danubit.
Porti i Danubit, Ismajil, (70.000 banorë) ndodhet në krahun verior Kilija të deltës së Danubit dhe arrihet më mirë përmes rrugës tokësore se Reni, por këtu mund të kalojnë shumë më pak anije të mëdha. Projekti për thellimin e Danubit në këtë pikë (kanali Novostambulske/Bastroje) nuk ka ecur mirë, një temë debati mes Ukrainës dhe Rumanisë.
Përmes itinerarit të porteve të Danubit mund të transportohet vetëm një pjesë shumë e vogël e drithërave ukrainase. Pra rreziku i bombardimi të portit Reni për shkak të pozicionit, shumë pranë kufirit të NATO-s , është shumë më i madh se përfitimi, por për politologun Armand Gosu, bëhet fjalë për më shumë se paralizimi i një porti. Putin do t’i tregojë NATO-s pavendosmërinë e sa, thotë ai.
Opinioni rumun reagoi i troditur pas bombardimit të porteve ukrainase të Danubit, jo vetëm, sepse lufta afrohet shumë pranë Rumanisë. Delta e Danubit është një zonë, ku banorët nga të dyja anët e lumit janë shumë të lidhur historikisht, nga ana gjuhësore dhe kulturore. Në qytetin port Reni më shumë se gjysma e banorëve janë rumunë etnikë.
Lojë cinike
Por reagimet zyrtare nga Rumania ishin të përmbajtura. Presidenti rumun, Klaus Iohannis shkroi në twitter, se ai e dënon ashpër sulmin e Rusisë pranë Rumanisë. Ministria e Mbrojtjes bëri vetëm të ditur, se “nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë të territorit kombëtar.” Kurse nga NATO nuk ka ndonjë deklaratë. Këshilli NATO-Ukrainë zhvillon bisedime pas sulmeve që filluan në Odesa, por nuk ka dënim apo paralajmërim drejtuar Rusisë pas sulmit shumë pranë kufirit të NATO-s. Zyra e shtypit të NATO-s nuk ka dhënë përgjigje për një kërkesë të Deutsche Welles deri në publikimin e artikullit.
Poitologu Armand Gous është i mendimit, se NATO “do ta shmangë shkallëzimin me çdo çmim”. “Elitat në perëndim ndërkohë janë lodhur dhe kanë frikë më shumë një shkatërrim të brendshëm të Rusisë se sa dështimin e Ukrainës.” Prandaj Ukraina nuk mbështetet ashtu si duhej të mbështetej, thotë Gosu. “Nëse do të kemi një konflikt të zgjatur të ngrirë në Ukrainë, kjo jo për shkak të Rusisë, por për shkak se perëndimi ofron shumë pak armë”, parashikon Gosu. “Është një lojë cinike.”/DW