“Forca Napoli”, kështu do ta niste Fabian Ruiz letrën e lamtumirës për skuadrën napolitane. Spanjolle është tashmë lojtar i PSG-së, teksa ditën e sotme ka menduar të përshëndetë gjithë “Azzurrët” për vitet e kaluara në “Maradona”.
Ruiz shprehet se është krenar që ka mbajtur veshën fanellën e një klubi plot me histori, ndërsa ka theksuar gjithashtu se në Napoli futbolli nuk është vetëm një sport, pasi në këtë qytet ka një jetë shumë të veçantë përtej 90-minutave.
“Forca Napoli Përgjithmonë!
Kjo është motoja që më ka shoqëruar në këto vite duke luftuar për fanellën e Napolit. Mësova se këtu futbolli është shumë më tepër se një sport, se jeton në një mënyrë të veçantë, ndryshe, përtej 90-të minutave. Që nga dita e parë, qyteti dhe ekipi më mirëpritën si njëri prej jush dhe më ndihmuan të rritem shumë në një kohë të shkurtër dhe është e vështirë të përmbledh gjithçka që kam përjetuar këtu. Gjithmonë jam përpjekur të kthej besimin që më keni dhënë duke u përgjigjur në fushë, duke luftuar për çdo top dhe duke dhënë gjithçka në çdo lojë. Përveç tifozëve, dua të falënderoj edhe të gjithë bashkëlojtarët, trajnerët, stafin teknik dhe të gjithë njerëzit që kanë qenë pjesë e këtij klubi për këto vite, për ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Rrugët tona ndahen, por dijeni se më mbush me krenari që kam qenë pjesë e një klubi me kaq shumë histori sa është Napoli”, ka shkuar Fabian Ruiz.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al