“Ruhej nga kushdo”, gruaja e të vrarit në Shkodër: Ka dalë për një shumë të besuar, 15-vjeçari diçka i tha

schedule12:47 - 18 Maj, 2021

schedule 12:47 - 18 Maj, 2021

Ingrid Mustafa bashkëshortja e Endri Mustafës, i cili u gjet i vrarë ditën e djeshme pranë liqenit të Shkodrës, në lagjen Guerrile, ka dhënë detaje të reja lidhur me krimin e rëndë.

Sipas saj, bashkëshorti i ndjerë tashmë, kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në banesën e tyre.

“Endri ka qenë në kërkim nga policia dhe erdhi për festen e Bajramit në shtëpi sepse kishte kohë që nuk i kishte parë fëmijët. Nuk qëndronte në shtëpi por vinte nganjëherë.” ka thënë më tej.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një 15-vjeçar dhe është shpallur në kërkim Ibrahim Lici. Po ashtu në pranga ka rënë edhe një tjetër person i quajtur Edison Arazi, 26 vjeç, pasi akuzohet se kishte dijeni për ngjarjen.

Por nga ana tjetër Ingrid Mustafa, i heq dyshimet se vrasja e bashkëshortit të saj mund të jetë kryer nga Ibrahim Lici, tashmë i shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor i vrasjes. Sipas saj 32-vjeçari i ndjerë ishte mik me fisin e Licve. Ajo ka shtuar se dikush fshihet pas 15-vjeçarit të arrestuar.

Në një deklaratë për mediat, Ingrid Mustafa është shprehur se 15-vjeçari diçka i kishte thënë Endrit Mustafës, gjatë ditës kur u zhduk. Ndërkohë në darkë i kishte çuar një mesazh që duhet të dilte.

Duke qenë se ishte në kërkim, Endri Mustafa, sipas bashkëshortes së tij, ruhej nga çdokush i huaj, por 15-vjeçari i kishte thënë diçka që e nxori nga banesa.

“Endri nuk ka dalë jashtë sepse nuk kishte besim tek askush. 15 vjeçi i ka thënë burrit që nuk po të shkruaj mesazhe por dije që kur të dërgoj një fotografi të një kali dil jashtë. Një djalë 15 vjeç të shprehet ashtu se di, dikush është pas tij sepse nuk kemi pasur konflikt as me të.” ka thënë ajo.

Ingrid Mustafa bashkëshortja e Endri Mustafës: Nuk kemi pasur kurrë asnjë problem me familjen Lici. Burri im ka qenë shok me djemtë e tij. Unë e kam thënë edhe në polici se Ibrahim Lici nuk ka lidhje me vrasjen dhe habitem si e kanë nxjerrë sepse nuk ka asnjë lidhje dhe jemi 100% të sigurtë se nuk ka ndodhur nga Ibrahimi. I kemi komshi dhe nuk kemi pasur kurrë asnjë problem me ata. Atë natë në 10 të darkës Endri kërkoi të dilte nga banesa dhe më tha më jep një xhakovento dhe më tha po shkoj deri në Livadhe dhe po vij për 10 minuta, nuk po vonoj tha. Unë i thashë të lutem mos del se është natë por më tha nuk vonoj dhe vij menjëherë. Doli me këtë djalin komshi 15 vjeçin, ai po e kërkonte që nga mesdita. I kishte bërë disa muhabete 15 vjeçari por nga që ishte në atë moshë nuk ia kemi vënë veshin dhe i thash mos u merr me të sepse e njihnim çfarë fëmije është dhe se me kë merrej ai. Burri e anashkaloi atë dhe iku në 10 të darkës dhe nuk u kthye më. Nuk më ka thënë se as se për çfarë po shkonte dhe as se çfarë do bënte. Nuk e di arsyen e vrasjes sepse Endri nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd dhe nuk i ka bërë askujt keq. As nuk ka pasur kërcënime dhe as nuk ka kërcënuar kënd. Ai 15 vjeçi erdhi për qejf dhe kaq sepse Endri nuk ka dalë jashtë sepse nuk kishte besim tek askush. 15 vjeçi i ka thënë burrit që nuk po të shkruaj mesazhe por dije që kur të dërgoj një fotografi të një kali dil jashtë. Një djalë 15 vjeç të shprehet ashtu se di, dikush është pas tij sepse nuk kemi pasur konflikt as me të. Që kjo ka lidhje me Lict nuk është e vërtetë dhe unë e kam deklaruar edhe në polici sepse kemi shkuar shumë mirë.” Ka thënë Ingrid Mustafa.

Ndërkohë ajo ka shtuar se burri i saj ruhej gjithmonë nga personat e panjohur, por 15-vjeçarin e ka neglizhuar.

“Endri nuk ka dalë me arme, nuk ka pasur armë por vetëm jelekun që i kam dhënë unë sepse e kam përcjellë unë deri tek dera e shtëpisë dhe më tha se po vij për 10 minuta. Nga policia kërkojmë që ta gjejnë se kush e ka vrarë sepse autorët nuk kanë pasur asnjë arsye që ta bëjnë një gjë të tillë. Thuhet që edhe e kanë dhunuar dhe kanë thënë që ka dëmtime në gjunjë. Endri ka dalë për dikë që i ka besuar shumë sepse nuk ka dalë kaq thjeshtë jashtë sepse nuk i ka besuar kujt. Në derë të shtëpisë po të vinte kush nuk e ka futur brenda pa e ditur se kush është. 15 vjeçi vinte tek ne një herë në 6 muaj për kuaj sepse burri im ka mbajtur kuaj dhe ai vinte për t’ja kërkuar ndonjë kalë. Ai ka pasur që në tetor të 2020 që nuk kishte ardhur. Erdhi për festën e Bajramit për qejf sepse ai nuk kishte asnjë të përbashkët me burrin tim sepse ai 15 vjeç dhe burri 32. Endri ka qenë në kërkim nga policia dhe erdhi për festen e Bajramit në shtëpi sepse kishte kohë që nuk i kishte parë fëmijët. Nuk qëndronte në shtëpi por vinte nganjëherë.” ka thënë më tej.

Ndërkohë, Mustafa Lici ka radhitur një mori akuzash ndaj policisë, fisit Bajri dhe familjes së Astmer Bilalit pasi policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.

Mustafa Lici shprehet se një muaj më parë, djali i tij Ibrahim Lici është hequr nga lista e të kërkuarve pasi ranë akuzat për vrasje ndaj tij. Ai shprehet se janë viktimë e një kurthi të përgatitur nga Bajrajt dhe Astmer Bilali, të cilët sipas tij kanë përdorur 15-vjeçarin Ergys Malja me qëllim që të thotë se krimin e ka kryer në bashkëpunim me Ibrahim Licin.

Deklarata e plotë e Mustafa Licit

Bashkëpunetori i krimit që është i mitur është punëtor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrajve. Atij i kanë thënë që të thotë se krimin gjoja e kanë kryer me Ibrahim Licin. Ne jetojmë të mbrojtur nga kamerat.

Është skenar i përgatitur nga policia por është një bllof i radhës që do dështojë. Është bllof i përgatitur nga policia që mendojnë se do ta realizojnë. Më datën 17 të muajit të kaluar, ky drejtor policie ka hequr nga kërkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prapë. Ky është i njëjti krim si tek Ferracaku dhe vellai i të miturit ka folur edhe atëhere duke thënë se vrasjen e kanë bërë Ibrahimi Lici por në jetojmë me kamera. Kjo është një flluske. Këto shërbëtorët punojnë pastrues bajgash tek Astmer Bilali dhe punëtor të Bajrajve.

Familja e di shumë mirë se kush ia ka vrarë djalin dhe kush e ka nxjerrë jashtë me telefonatë. Krimi është sofistikuar në atë mënyrë sa jetojmë në epokën e horrave dhe vagabondave ndërsa kanë mbështetjen e policisë se ndryshe nuk kishin arritur deri aty.

Ne kemi armë shumë të fuqishme para policisë, pasi kemi kamera ku jetojmë dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni për bazë këtë shpifje. Është fatkeqësi që jetojmë në epokën e krimit dhe të horrave por nuk kemi çfarë të bëjmë. Flluskat e sapunit do bien shumë shpejt poshtë ashtu siç kanë rënë të tjerat vrasje që i kanë ngarkuar.

Rrjedhin këto kriminelë dhe është e habitshme si janë bashkuar gjithë bashkë. Gjyshet dhe katragjyshet, këto familje i kanë patur prostituta dhe i bashkon prostitucioni, ky mikrob i bashkon ata në gjithë fenomenët. Unë kam qenë tek familja e viktimës për tu pjekur, u perqafova me nenën e tij, dajat, xhaxhallarët dhe ata më thanë se e dimë se kush na e bëri dhe janë të gatshëm të tregojmë se çfarë marrëdhëniesh kanë me familjen tonë. Kjo është bërë vetëm nga frika e vdekjes, kanë futur një të mitur duke e paguar për të denuar një tjetër por kjo nuk ka si të ndodhë. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!