Rudina Hajdari: Sot në Shqipëri shet më kollaj drogë se djathë e gjizë

schedule12:49 - 1 Mars, 2021

schedule 12:49 - 1 Mars, 2021

Deputetja Rudina Hajdari tha nga foltorja e Kuvendit se sot në Shqipëri është më kollaj të shesësh drogë se sa djathë dhe gjizë.

Ajo u shpreh se shitësit e kokainës janë kudo me makina luksoze ndërsa tregtarët e shesin fshehurazi bulmetin me frikën se policia do i gjobisë.

“Sot është më kollaj të shesësh drogë, kokainë e heroinë se të shesësh bulmet, djathë, gjizë. Shitësit e kokainës janë kudo me makina luksoze, ndërsa tregtari shet fshehurazi bulmetin me frikën se vjen policia e gjobit.

Por unë mendoj se ka shpresë. Dhe unë mendoj se nata është më e errët se agimi dhe agimi këtu po vjen”, tha Hajdari./mv.abcnews.al