Rudina Hajdari kundër bojkotit: Ejani në parlament për studentët

schedule12:34 - 13 Dhjetor, 2018

schedule 12:34 - 13 Dhjetor, 2018

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, e cila sot mori pjesë në seancë plenare kundër vendimit të grupit të saj parlamentar, u kërkoi kolegëve demokratë të bëhen pjesë e punimeve të parlamentit, për të dikutuar pikërisht aty kërkesat dhe shqetësimet e studentëve.

“Sot kam ardhur vetëm për një arsye. Jo për t’ju drejtuar këtij Parlamenti, as për t’ju thënë që kam ardhur këtu të marr një llokmë të studentëve, që t’ju them që jam këtu për të marrë mbështetjen e studentëve. Unë i dua ata studentë, atyre bravo ju qoftë që po ndryshojnë historinë e këtij vendi. Unë kam ardhur këtu për një arsye të vetme, për t’ju thënë ju që rrini nëpër kafe aty që asnjë nuk është në këtë seancë, dhe këtu kushdo që foli ishte një kryehajdut që asnjë nuk e do këtë vend dhe s’keni për ta dashur. Dhe nëse doni ju ndryshim në këtë vend, sillni Kodin Zgjedhor këtu.

Mos i mbani listat e mbyllura! Silleni këtu ta votojmë. Dhe atëherë do pastrojmë këtë Parlament. Do pastrojmë këtë kastë politike dhe do e ndryshojmë këtë vend. Doni ndryshim për studentët? Ndryshoni auditorët, kapni pedagogët aty. Nëse doni këtë vend mendoni seriozisht për vendin tuaj dhe mos hajdeni këtu të na bëni show politik sepse jemi të ngjeshur. Ky vend është i ngopur. Këta studentë që dalin aty jashtë, nuk dalin sepse vetëm thjesht duan ndryshime. Ata janë të lodhur nga çdo politikan, nga ju, nga këta, nga çdo lloj politikani. Kanë humbur besimin nga çdonjëri prej jush”, u shpreh Rudina Hajdari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!