Rudina: Berisha faleminderit, por ik!/ Ringjallet Hajdari junior: PD, një kryetar tjetër

schedule13:46 - 29 Qershor, 2024

schedule 13:46 - 29 Qershor, 2024

Rudina Hajdari del kundër Sali Berishës. Pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar të premten anëtarja e Kryesisë kërkoi një zgjidhje për të ardhmen e Partisë Demokratike, pasi zyrtarisht vula dhe logo e saj nuk janë më të Lulzim Bashës.

“Mendoj që si anëtar i këshillit kombëtar dhe për dëshirën për ta forcuar PD, duhet të kemi unitet. Por një mënyrë e mirë për të bashkuar edhe ata votues apo shqiptarë që kanë humbur besimin tek opozita  është të zgjedhim një kandidat për kryeministër brenda PD, përtej zotit Berisha, por ai kandidat të vijë nëpërmjet garës dhe jo emërimit”, ka thënë Rudina Hajdari.

Në një rezolutë me tre faqe, PD citon se do të përpiqet për të krijuar një qeveri teknike, megjithatë burime për “ABC News” thonë se ende mes demokratëve po diskutohet për emra konkretë që do të propozohen.

Sipas shkresës, synohet rotacioni politik dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme edhe pse të martën kandidati nga listat e Koalicionit Bashkë fitojmë të Berishës, Fredi Beleri u dënua me dy vite burg nga Gjykata e Apelit nën akuzën e shitblerjes së votave.

Ndër të tjera, citohet dhe garantimi i votës së diasporës, e cila ka mbetur peng për shkak të reformës zgjedhore: “Në një mosdakordësi me maxhorancës e opozitës e cila vijon zvarritjen prej dy vitesh.”

Por, gjatë mbledhjes së Këshillit të premten nuk munguan as komentet për Lulzim Bashën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!