Këshilli Politik vijon mbledhjen, ndërkohë Rudina Hajdari e braktisi tryezën pak minuta më parë.
Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për abcnews.al se në pjesën e parë të mbledhjes është diskutuar nga palët propozimi i PD për sanksionimin e një procedure të përshpejtuar dhe negocim i kufizuar për zhvillimin e prokurimit të teknologjisë në rastin e identifikimit elektronik.
LEXO EDHE: Rudina Hajdari braktis mbledhjen e Këshillit Politik: Nuk bëj pazare për tendera pas dyerve
Diskutimi mes palëve ne lidhje me këtë çështje nuk u përmbyll pasi do të kërkohet dhe opinioni i Agjencisë së Prokurimit Publik. Aktualisht po diskutohet për propozimet e PD dhe LSI për mekanizmin e zgjedhjes se anëtarëve të KQZ.
Vetëm pak minuta më parë ka nisur edhe diskutimi mbi çështjen më të rëndësishme të institucionit që do të merret me organizimin e zgjedhjeve, që do të jetë Komisioni i ri Qëndro i Zgjedhjeve. Bëhet fjalë për Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet dhe do të ketë dy institucione, Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankesave. Si rrjedhoje diskutimi në tryezën e Këshillit Politik është se si do të bëhet ndarja e hallkave. /abcnews.al