Rudina Hajdari debat me Bardhin: Më kërkoni falje, nuk vlen fare fakti që jam e bija e Azem Hajdarit?!

schedule23:10 - 18 Prill, 2022

schedule 23:10 - 18 Prill, 2022

Një debat është zhvilluar mes ish deputetes së PD-së Rudina Hajdarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie Gazment Bardhit. Hajdari i ka

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hajdari i është drejtuar Bardhit duke i thënë që t’i kërkojë ndjesë publike pasi sipas saj e kanë përjashtuar nga PD-ja kur mbajti mandatit e deputetes në një kohë që pjesa më e madhe e deputetëve të kësaj partie e dorëzuan. Nga ana tjetër, deputeti Bardhi është shprehur se ndaj Hajdarit nuk ka pasur asnjë masë disiplinore pasi nuk është anëtare e PD-së.

Debati

Hajdari: Nëse besoni në atë që thoni, a mund të kërkoni një ndjesë publike.Në momentin që unë mbajta mandatin, ju personalisht bëtë një deklaratë që më përjashtuat. Ju keni thënë që zonja Hajdarti nuk ishte anëtarë e PD. Unë isha deputete e PD-së.

Bardhi: Po nuk ishit në atë moment, nuk e di a jeni bërë tani.

Hajdari: Unë isha deputete e PD. Që në themelimin e saj, që ta dish për shkak të historisë së familjes. Ju keni zero kontribut në PD dhe jeni bere sekretar i përgjithshëm.

Bardhi: Ndoshta. Por Ju çfarë kontribut keni që erdhët nga Amerika dhe u bëtë deputete, apo për shkak se ishit vajza e babait?

Hajdari: Patjetër!

Bardhi: Më bëtë një pyetje dhe unë nuk kërkoj ndjesë.

Rudina Hajdari: A mund të kërkojë një ndjesë publike se më përjashtuan posaçërisht Z. Bardhi në momentin që unë mbajta mandatin që ishte një vendim parimor dhe sot e kësaj dite, e gjithë Partia Demokratike, i gjithë grupi parlamentar e konsideron gabim dhe të gjitha pasojat i pësova unë në atë betejë, ndaj a është e mundur që ai sot…?

Gazment Bardhi: Ndaj zonjës Hajdari nuk ka pasur asnjë masë disiplinore, nuk ka pasur përjashtim dhe sqarimi që i është dhënë në atë deklaratë që i referohet zonja Hajdari, ka qenë që zonja Hajdari ka bërë zgjedhjen e saj dhe ne e respektojmë dhe sipas statutit të Partisë, nuk mund të merret asnjë masë sepse zonja Hajdari nuk është anëtare e Partisë Demokratike. Ky ka qenë njoftimi publik i bërë nga strukturat e PD-së, nuk ka patur asnjë vendim…

Rudina Hajdari: Si nuk mund të merret një vendim për një deputet të Partisë Demokratike, që patjetër ka një statut për këto rregulla?!

Blendi Fevziu: Po nuk je anëtare e PD-së, pra thotë.

Rudina Hajdari: Po si u bëra unë deputete atëherë?!

Blendi Fevziu: S’ka rëndësi, nuk është e thënë.

Rudina Hajdari: S’ka rëndësi ë?! Nuk vlen fare fakti që jam e bija e Azem Hajdarit?

Blendi Fevziu: Mos e ktheni personale.

Rudina Hajdari: Nuk e kthej personale, por është absurde ajo që thotë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!