Rudina Dembacaj: Ju tregoj momentin më të sikletshëm në skenë

schedule19:59 - 12 Janar, 2019

schedule 19:59 - 12 Janar, 2019

E ftuar në emisionin “Thumb”, aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj ka folur për momentet më të sikletshme që ka kaluar në skenë. Ajo ka treguar një rast serioz, kur i ishte dashur të punonte edhe pse kishte rrezik që t’i shpërthente apandeciti në skenë.

“Kam qenë në Al-Pazar dhe më kishte shpërthyer apandeciti. Unë shkova në urgjencën e Kombinatit dhe më thanë se duhet ta operoja. Më dhanë një qetësues për momentin, por isha dyll e verdhë. Një Zot e di si kam dalë në skenë. Dola në skenë dhe unë u thosha nuk do rri  pa dalë në skenë. Kjo është disiplinë pune të cilën o e ke o s’e ke. Dola në skenë dhe pastaj shkova në spital sa mbaroi shfaqja”, rrëfeu aktorja.

Ndërsa më tej Rudina ka rrëfyer një moment komik kur e ka kapur e qeshura në teatër, ndërsa po luante një rol.

“Pastaj një situatë tjerër funny ka qenë në teatër. Unë do futesha në skenë por Gent Zenelajn dhe Amlos Zahariajn i kishte kapur e qeshura sepse ishte thyer divani. Këta prisnin që unë të futesha shumë serioze që këta të merrnin veten. Unë nuk e ndaloja dot të qeshurën që nga prapaskenat. Ata më thirrën dhe unë s’ndaloja dot së qeshuri. Aty ishte e tmershme. Ishte shumë e vështirë sepse është amatorizëm. Një njeri që bën humor nuk duhet të qeshi vetë. Këta aktorët e humorit qeshin vetë kur e shikojnë që nuk po u ecën”, tha ajo./abcnews.al