Rudiger largohet nga Chelsea? E konfirmon Tuchel: Bëmë gjithçka, por nuk mundëm t’a mbanim

schedule18:05 - 24 Prill, 2022

schedule 18:05 - 24 Prill, 2022

Antonio Rudiger po luan ndeshjet e fundit me skuadrën e Chelsea në Premier League, pasi lojtari do të largohet në fund të këtij sezoni nga blutë e Londrës.

Largimin e gjermanit tashmë e ka konfirmuar pas ndeshjes që Chelsea luajti kundër West Ham, trajneri Thomas Tuchel.

“Ai dëshiron të largohet nga klubi. Ai më njoftoi në një bisedë private. Ne dhamë gjithçka, por nuk mundëm të luftonim më”, ka deklaruar Tuchel.

Rudiger do të largohet si lojtar i lirë nga “Stamford Bridge”, pasi kontrata e tij me klubin londinez skadon më 30 qershor. Real Madridi besohet se është klubi favorit për të nënshkruar me 29-vjeçarin. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!