Antonio Rudiger dhe Chelsea pritet të shtrëngojnë duart në fund të këtij sezoni, pasi mbrojtësit gjerman i përfundon kontrata.
Bisedimet për rinovimin e marrëveshjes nuk kanë shkuar si duhet, për shkak të kërkesave të çmendura financiare.
Nicolo Schira shkruan se Rudiger ka kërkuar kontratë të vlefshme për katër vite dhe prej saj dëshiron të përfitojë një pagë 12.5 milionë euro në vit.
Veç kësaj, qendërmbrojtësi pretendon edhe një bonus për nënshkrimin që kap vlerën e 20 milionë eurove. Praktikisht si të jetë duke e blerë nga një klub tjetër. / abcnews.al
Toni #Rudiger can leave #Chelsea as a free agent in summer: he asks a 4-years contract with a salary by €12,5M/year and €20M at signing as bonuses. #transfers #CFC
— Nicolò Schira (@NicoSchira) April 10, 2022