Rudi Garcia: Anglia mbetet atdheu i futbollit, mund të kthehem në Serie A

schedule17:59 - 15 Tetor, 2020

schedule 17:59 - 15 Tetor, 2020

Rudi Garcia u bë i famshëm me titullin e fituar me Lille në sezonin 2010/2011 në Ligue 1. Atë sezon luanin emra si Hazard, Gervinho, Dimitri Payet, Joe Cole, Debuchy, Adil Rami, Cabaye dhe Gueye te skuadra franceze, emra që triumfuan edhe në Kupën e Francës.

Aventurë e suksesshme më pas te Roma dhe Marseille (arriti deri në finalen e Europa League). Prej 14 tetorit të vitit të kaluar është ulur në stolin e Lyon dhe ia doli të dërgonte këtë ekip në gjysmëfinalet e Champions (eliminuan Juventus dhe City).

56-vjeçari ka folur rreth futbollit evropian në përgjithësi dhe së ardhmes në prononcimin e dhënë për The Athletic. Garcia nuk e përjashton rikthimin në Serie A, teksa zbulon ofertat e marra nga klubet angleze.

Si filozofi futbolli i ngjaj asaj spanjolle, por Anglia mbetet atdheu i futbollit. Në Itali jam ndjerë shumë mirë, e vlerësoj shumë taktikën që ekziston në atë vend. Ndoshta do të kthehem sërish një ditë në Serie A.

Ose ndoshta transferohem në Premier League. Disa kohë më parë kisha mundësinë të bëhesha trajneri i Everton apo Southampton, por më duhet të them që ndihem mirë te Lyon dhe në Francë“, deklaron Rudi Garcia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!