Ruçi: Toleranca e popujve të Ballkanit, model frymëzimi për politikanët

schedule22:17 - 25 Maj, 2018

schedule 22:17 - 25 Maj, 2018

Vendet e Ballkanit mund të bashkëjetojnë vetëm përmes tolerancës, bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë. Këtë mesazh përcolli kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në një darkë të shtruar për nder të personaliteteve nga rajoni dhe SHBA, që kanë ardhur në Tiranë për “Mëngjesin e Lutjeve”.

Mes politikanëve ballkanas dhe jo vetëm, të mbledhur në Tiranë për “Mëngjesin e lutjeve”, kryeparlamentari Gramoz Ruçi vlerësoi klimën në rajonin tonë, historikisht i trazuar nga luftërat dhe konfliktet.

Para të gjithëve kujtoi një mësim të vyer, bashkëpunimin për bashkëjetese në paqe.

Sipas kryeparlamentarit shqiptar, toleranca e popujve tanë duhet të shërbejë si model frymëzimi për qeveritë dhe shtetarët. “Mëngjesi i lutjeve” vjen si model për tolerancën dhe bashkëpunimin edhe në politike. Edhe shembullin e solli nga SHBA.

Mëngjesi i lutjeve në Shqipëri është një iniciativë e kryetarit të Partisë Repubikane, Fatmir Mediu, që ka gjetur edhe mbështetjen e Kuvendit  të Shqipërisë, nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Kuvendit të Shipërisë, Gramoz Ruçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!