Meta dhe Ruçi takojnë presidentin e OSBE-së, George Tsereteli

schedule14:11 - 25 Maj, 2018

schedule 14:11 - 25 Maj, 2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së George Tsereteli. Kreu i Shtetit theksoi se vëmendja është përqëndruar në zbatimin e reformave në fusha kyçe që lidhen me përparimin drejt integrimit evropian, duke shpresuar që në qershor Këshilli Evropian të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Ndër sfidat e afërta, Presidenti Meta nënvizoi tejet të rëndësishme që Shqipëria të përmbyllë një herë e mirë kapitullin e zgjedhjeve me probleme.

Reformën zgjedhore presidenti i OSBE-së e disktutoi edhe me kryetarin e kuvendit Gramoz Ruçi. Kryetari Ruçi informoi bashkëbiseduesit se komisioni i reformës zgjedhore ka filluar punë në fillim, jo në fund të legjislaturës, për t’u dalë përpara sfidave të zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe parlamentare.

Presidenti Tsereteli vlerësoi arritjet e deritanishme të Shqipërisë dhe shprehu vazhdimin e mbështetjes në zbatimin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore, luftën kundër korrupsionit, krimit dhe trafikut të drogës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!