Ruçi: Shqipëria me një kuadër ligjor për Vettingun e politikanëve

schedule17:28 - 29 Tetor, 2018

schedule 17:28 - 29 Tetor, 2018

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi priti një delegacion të komisionit të ligjeve dhe mbrojtjes së konsumatorit të bundestagut gjerman me ftesë të Komisionit të Ligjeve të Kuvendit Shqiptar. Në takim ishin të pranishëm kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Ballad dhe kreu i komisionit te ligjeve Ulsi Manja. Homologu gjerman i këtij të fundit, Stefan Brandner u njoh me rezultatet e deritanishme të reformës në drejtësi si dhe ecurinë me atë zgjedhore. Lidhur me këtë të fundit kreu i kuvendit Gramoz Ruçi ka deklaruar se mazhoranca është e gatshme të pranojë cilindo variant të reformës të propozuar nga opozita, me kusht që kjo e fundit të bëhet pjesë e procesit.

Sa i përket vettingut të politikanëve, Ruçi në përgjigje të interesimit të deputetëve gjermanë ka deklaruar se Shqipëria aktualisht ka një kuadër të plotë ligjor dhe institucional për Vettingun e politikaneve, duke iu nënshtruar deklaratave të përvitshme për të ardhurat si dhe kërkesave e standarteve të ligjit për integritetin e figurës së të zgjedhurve. Pavarësisht ksaj, Ruçi ka njoftuar konsideratën e dhënë nga Kuvendi për këtë propozim përmes organizimit të seancave dëgjimore për projektligjin e propozuar nga demokratët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!