Ruçi pret homologun austriak, Sobotka: Mbështesim anëtarësimin në BE

schedule15:40 - 27 Nëntor, 2018

schedule 15:40 - 27 Nëntor, 2018

Kreu i kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur në një takim zyrtar homologun e tij Austriak Volfgang Sobotka. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp kreu i parlamentit austriak shprehu mbështetjen e vendit të tij për integrimin europian të Shqipërisë.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi priti në një takim zyrtar homologun e tij austriak Wolfgang Sobotka, në ambientet e Kryesisë. Në përfundim të takimit, konferenca e përbashkët për shtyp rikonfirmoi mbështetjen e Austrisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ruçi: I jemi mirënjohës Austrisë në mbështetjen në reformën në drejtësi dhe një nga kontribuesit më të mëdhenj jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë Ballkanit Perëndimor për integrimuin euroatlantik të tij.

Wolfgang Sobotka: Ka nevojë për përpjekje të mëtejshme për të shoqëruar Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor drejt rrugës së anëtarësimit europian. Austria është aty për ta mbështetur Ballkanin, nëse do ketë dëshirë. Ne do punojmë fort që në qershor 2019 të fillojë puna për hapjen e negociatave.

Kreu i Kuvendit Shqiptar njoftoi marrjen e mbështetjes së Austrisë për kandidaturën e vendit tonë për presidencën e OSBE-së në 2020-ën si dhe i komunikoi homologut të tij austriak mbështetjen e Shqipërisë për kandidaturën e Austrisë në grupin rajonal të Europës Perëndimore në OKB në 2027-ën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!