Ruçi ngre grup verifikimi për votën e deputetit që s’ishte në sallë

schedule11:10 - 9 Korrik, 2018

schedule 11:10 - 9 Korrik, 2018

Opozita ka bojkotuar seancën e sotme plenare me pretendimin se  ditën e enjte në Kuvend u miratua ligji për Teatrin Kombëtar në shkelje të ligjit pasi deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim  Vangjel Tavo nuk ishte i pranishëm ndonëse rezultoi se kishte votuar pro projektligjit për Teatrit Kombëtar.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se sot ishte njohur me kërkesën e opozitës që dërgoi të premten, pasi të shtunë dhe të diel administrata është pushim. Kryetari i Kuvendit deklaroi se do të ketë një investigim për rastin dhe më pas do të dilet me një qëndrim. Ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla tha se arsyeja e vërtetë e bojkotit të opozitës është projektligji për gjyqtarët dhe prokurorët.Lidhur me votimin e së enjtes,  Balla tha se deputetit Bitri i është vënë karta e një deputeti tjetër në vendin e tij të votimit. /abcnews.al