Ruçi në SHBA, diskuton me senatorë e kongresmenë heqjen e tatimit të dyfishtë

schedule14:51 - 10 Dhjetor, 2017

schedule 14:51 - 10 Dhjetor, 2017

Në vijim të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeparlamentari Ruçi mori pjesë në forumin parlamentar për inteligjencën dhe sigurinë, si dhe zhvilloi takime me senatorin Gary Peters, kryetar i grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Senat dhe disa kongresmenë amerikanë, si Ron Estes, Elliot Engel, Robert Aderholt. Ndër çështjet që Ruçi ndau në takimet me ta, ishte heqja e tatimit të dyfishtë ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, si një iniciativë që do t’i bënte kompanitë amerikane më të interesuara për investime në Shqipëri. Ruçi i informoi kongresmenët dhe senatorin për ecurinë e deritanishme të implementimit të reformës në drejtësi dhe të procesit të Vetingut. Duke u ndalur në zhvillimet në rajonin e Ballkanit, kryeparlamentari Ruçi falënderoi Kongresin Amerikan për vëmendjen ndaj rajonit dhe kërkoi prezencë më të lartë të kompanive amerikane në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!