Ruçi në Ditën e Europës: Kuvendi rol legjislativ, politik e përbashkues

schedule10:33 - 9 Maj, 2018

schedule 10:33 - 9 Maj, 2018

Roli i Kuvendit në proceset integruese të vendit ka qenë në fokus të takimit të kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi me përfaqësues të medias në kuadër të Ditës sën Evropës. Sipas tij angazhimi i Kuvendit ka filluar që në Kuvendin e parë pluralist në vend duke e forcuar më tej rolin e tij legjislativ, politik e përbashkues.

 “Angazhimi i Kuvendit me proceset integruese filloi që me Kuvendin e parë pluralist, duke synuar ëndrrën e rinisë sonë: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”. Kuvendi ka ngritur struktuar për përgjesitë e tij në proceset integruese. Kontributi i Kuvendit është në miratimin e reformave të domosdoshme si kërkesa e standarde të BE-së. Roli i Kuvendit në proceset integruese ka qenë legjislativ, politik e përbashkues.Kuvendi ka përmirësuar funksionimin e tij, roli është forcuar dukshëm përmes shtimit të nismave ligjore, transparenca është arritur më tej. Roli kontrollues i kuvendit është forcuar me vënien e mekanizmit kuvend-qeveri -institucione të pavaruara”. 

Kryetari i Kuvendit ka renditur sfidat me të cilat do të përballet Kuvendi i Shqipërisë, nëse miratohet në Qershor hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Sfidat më të reja me të cilat ne do përballemi pas çeljes së negociatave kërkojnë që Kuvendi të rrisë kontributin e  tij. Puna jonë do të përqëndrohet në fuqizimin e funksionit ligjvënës të Kuvendit, në përmirësimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet në Shqipëri dhe për forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit përmes ushtrimit më intensiv të kontrollit parlamentar, rishikimin e kuadrit rregullator për mbikëqyrjen e veprimtarisë gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit, garantimi i transparencës parlamentare, fuqizimi i kapaciteteve institucionale dhe modernizimi i administratës së Kuvendit, përmirësimin e etikës parlamentare. Kuvendi i Shqipërisë ka filluar përgatitjet për hapjen e negociatave”, u shpreh Ruçi.

Ai tha se integrimi europian është shtysa për ndërtimin e Shqipërisë demokratike që garanton mirëqënie e stabilitet, ndërsa ftoi mediat që të japë kontributin e saj në këtë proces.

“Ne duhet të punojmë për të garantuar këtë mirëqënie për të rritur ndikimin e Shqipërisë. Ftoj median të kontribuojë mbi sfidat, detyrat dhe përfitimet e këtij procesi jetik për vendin tonë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!