Ruçi dhe Balla vizitë në Gjermani, flet kreu i Bundestagut

schedule22:25 - 5 Shkurt, 2019

schedule 22:25 - 5 Shkurt, 2019

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Gjermani. Gjatë vizitës, Ruçi dhe Balla kanë zhvilluar takime me anëtarë të Bundestagut si dhe përfaqësues të qeverisë gjermane.

Ndër takimet më të rëndësishme ishte ai Ruçit me kreun e Bundestagut gjerman, Ëolfgang Schäuble, i cili garantoi se Gjermania do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian.

Kryeparlamentari Ruçi e vlerësoi Schaublen si një mik të madh të Shqipërisë dhe i shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e Bundestagut dhe të Kancelares, në kuadër të vendimit të Këshillit Europian për rekomandimin për çeljen e negociatave në qershor 2019.

Diplomatët gjermane vijojnë të inkurajojnë vazhdimin e proceseve integruese, ruajtjen e qëndrueshmërisë së tyre si dhe thellimin e reformave në vend.

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Gramoz Ruçi do të pritet në takime edhe në kabinetin e Angela Merkel nga Ministri për Europën, Michael Roth./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!