Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Rubio: Irani duhet të ulet në tryezën e negociatave ose do të përballet me izolim!

schedule21:33 - 5 Maj, 2026

schedule 21:33 - 5 Maj, 2026

Sekretari amerikan Marco Rubio deklaroi se është thelbësore që Irani të marrë një vendim të arsyeshëm dhe të ndjekë rrugën diplomatike për të siguruar stabilitet dhe zhvillim.

“Irani duhet të ulet në tryezën e negociatave dhe të pranojë kushtet”, u shpreh Rubio, duke theksuar se dialogu është rruga e vetme drejt “rindërtimit, prosperitetit dhe stabilitetit”.

“Alternativa është izolimi në rritje, kolapsi ekonomik dhe në fund të fundit disfata totale”, tha ai.



Në përfundim, Rubio shtoi se shpreson që autoritetet iraniane të bëjnë zgjedhjen e duhur, duke paralajmëruar se nuk duhet të vënë në provë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!