Rubiales për akuzat: Nuk kam bërë asgjë të paligjshme, jam i gatshëm të bashkëpunoj me autoritetet

schedule14:21 - 22 Mars, 2024

schedule 14:21 - 22 Mars, 2024

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, ka mbetur i befasuar pas zhvillimeve të fundit dhe hetimeve gjyqësore për marrëveshjet tregtare të pesë viteve të fundit, veçanërisht atë që ka të bëjë me mbajtjen e Superkupës në Arabinë Saudite.

Rubiales, i cili u hoq nga posti i tij disa muaj më parë për skandalin e puthjes me lojtaren Hermoso, nuk u arrestua pardje gjatë bastisjes së policisë sepse ndodhet në Santo Domingo.

“Nuk kam bërë kurrë asgjë të keqe dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me autoritetet dhe sa më shpejt të sqarohet gjithçka, aq më mirë për mua. Planifikimi është të kthehem në Spanjë më 6 prill, por ka mundësi që të kthehem më herët”, është shprehur Rubiales./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!