Ruanin kanabisin me vlerë 2 milionë paund, kapen 4 shqiptarë në Angli: Donim para për familjarët

schedule21:00 - 5 Shkurt, 2021

schedule 21:00 - 5 Shkurt, 2021

Ditën e sotme, janë dënuar dy shqiptarë në Britaninë e Madhe për përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal.

Sipas mediave vendase, gjatë muajit korrik të vitit të kaluar, në Dorset është zbuluar fabrika më e madhe e kanabisit, ku kanë rënë në pranga dy shqiptarët. Policia zhvilloi një kontroll rutin në Uellsin Jugor dhe gjeti kanabis me vlerë 2 milionë paund. Si pasojë është arrestuar Rentil Zyberi, i cili kujdesej për kanabisin e mbjellë dhe Arben Marku, i njohur si pronari.

Avokatët e të dënuarve në mbrojtje të klientëve të tyre thanë se ata ishin penduar, por e kishin bërë këtë punë për të siguruar para dhe për t’ua dërguar familjarëve në Shqipëri.

Të arrestuar në kuadër të këtij operacioni kanë qenë edhe Leonard Bruki dhe Arber Aliaj të cilët ishin brenda ndërtesës dhe të dy u arrestuan sepse dyshohen si të përfshirë në prodhimin e kanabisit. Bruki, 27 vjeç dhe Aliaj, 23 vjeç, të dy shtetas shqiptarë u dënuan me dy vjet e tre muaj burg.

Arber Aliaj, 23 vjeç 

Leonard Bruci, 27 vjeç 

Për shkak të periudhës së paraburgimit, të dy të pandehurit tani pritet të lirohen brenda disa javësh pasi të arrijnë gjysmën e pikës së dënimit të tyre. Gjykata u tha që të dy do të dëbohen sapo të largohen nga burgu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!