Kryetari i PD-së, Lulzim Basha vijon “Rrugëtimin për Shqipërinë” në Korçë, gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë është shprehur se rinia është forca, frymëzimi dhe faktori kryesor që do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza, tha Basha.
‘Duhet t’i japin fund krizës dhe ta çojmë Shqipërinë drejt rrugës Evropiane’, theksoi ndër të tjera Basha.
Kreu i demokratëve u shpreh se Partia Socialiste e ka braktisur rininë.
Gjatë fjalës së tij Basha dha edhe një koment për arrestimin e Redjan Rrajës si një nga atentatorët e prokurorit Arjan Ndoj.
Kreu i PD tha se ai nuk është i panjohur por është pjesë e bandave të pushtetit. Basha e cilësoi një lajm të rëndë që nuk i bën mirë gjendjes se depresionit ku sipas tij ndodhet vendi.
“Asnjë nga autorët që besohet se ka qenë pjesë e atentatit mafioz nuk është zbuluar”. E gjitha është luftë bandash, banda në pushtet luftojnë njëra-tjetrën për të grabitur sa më shumë. Një lajmi rëndë që nuk i bën aspak mirë gjendjes së përgjithshme që është një gjendje e depresuar, depresioni psikologjik, social e mbi të gjitha ekonomik”, deklaroi Basha.
/abcnews.al