Luftëtari do të militojë në Kategorinë e Parë në sezonin 2020/21, pasi ekipi gjirokastrit nuk ia doli të mbijetojë në Superiore sezonin e shkuar.
Bluzinjtë kanë pësuar shumë ndryshime në skuadër, ndërsa pak çaste më parë, kanë zyrtarizuar dhe trajnerin e ri të ekipit. Në krye të Luftëtarit, është zyrtarizuar Markos Jovanovic, vetëm 33 vjeç.
“Markos Jovanoviç zyrtarisht trajneri i ri i FC Luftëtarit. Klubi i Futbollit Luftëtari njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Markos Jovanoviç, i cili do të drejtojë skuadrën në sezonin 2020- 2021.
Kjo është e para eksperiencë që do të jetë si trajner i parë, pasi më herët ka qenë vetëm ndihmës dhe zv. trajner i Milinkoviçit në sezonin 2016-2017. Trajneri 33-vjeçar do të nis projektin për realizimin e objektivave në Kategorinë e Parë dhe kupën e Shqipërisë”, shkruhej në njoftimin e klubit./abcnews.al