Kalidou Koulibaly është rritur shumë në vitet e fundit dhe sot është një ndër mbrojtësit më të mirë në botë. Senegalezi i Napolit është përfshirë në listën e 30 pretendentëve për të fituar “Topin e Artë”.
Emocion i madh dhe krenari për 28-vjeçarin, i cili ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. Koulibaly është një ndër tre lojtarët e nominuar nga Serie A, bashkë me Ronaldon dhe De Ligt të Juventusit.
“Një nominim që më emocionon, sepse udhëtimi im në futboll ka nisur shumë larg. Është një vlerësim që më karikon për të vazhduar të jap edhe më shumë”, thekson Koulibaly. /abcnews.al
Una nomination che mi emoziona perché il mio viaggio nel calcio parte da molto lontano: è un riconoscimento che mi carica per continuare a fare sempre di più. Sempre meglio ?@francefootball #ballondor ⚽️ #KK ?? #NoToRacism https://t.co/snIxYRcMTD
— Koulibaly Kalidou (@kkoulibaly26) October 22, 2019