Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrugëtim me “Treni ADN”/ Libri i ri me poezi, ese dhe meditime nga Dhimitër Anagnosti! Kritiku Andoni: Flet edhe për erosin

schedule08:56 - 14 Mars, 2025

schedule 08:56 - 14 Mars, 2025

TIRANË- Dhimitër Anagnosti, i lindur në Vuno, më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX.

Ai ka botuar librin e titulluar “Treni ADN”, një libër me poezi, ese dhe meditime.

Ky libër mban parathënien e kritikut dhe analisti Ben Andoni.

Ky i fundit ishte i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ndërsa nxori në pah disa detaje mbi librin e regjisorit të madh.

“Një pjesë e filmave të Anagnostit flasin pafund dhe personazhet e tij, janë personazhe që lëvizjen nëpërmjet formës. Ky lloj komunikimi është pjesa metafizike dhe pjesa e studimeve. Proza e Anagnostit është e shkurtër, dhe shumë e mendimit, që luan në formë. Është e çuditshme mënyra dhe ko është pjesë e njerëzve që duhet të merren me vonë me studimin, mënyrën se si ka përballuar ekzistencializmin që në moshë të hershme të tij. Është shumë e vështirë për dikë, që në moshë të re të mendosh për tema ekzistenciale. Ka dhe tema erosi, ju do thoni se një njeri kaq i rreptë, kaq i ashpër si Anagnosti flet edhe për erosin”,  tha ai.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!