Rrugët në brendësi të Beratit në gjendje skandaloze

schedule11:20 - 4 Mars, 2018

schedule 11:20 - 4 Mars, 2018

Rrugët e brendshme të qytetit historik të Beratit janë në gjendje të mjerueshme. Qyteti i “një mbi një dritareve”, pjesë e trashëgimisë botërore të njohur nga UNESCO spikat për rrugët me gropa e baltë.

Ato duken si rrugë të një fshati të humbur.

Por në të vërtetë janë rrugët në lagjet e qytetit të UNESCO-s

Gropa me ujë dhe me baltë.

Pamjet janë realizuar pranë zonës muzeale në lagjen “Dëshmoret e Kombit” në Berat.

E tërë gjatësia e rrugës pas reshjeve të shiut është bërë thuajse e pakalueshme. Pas dimrit, këtu do të ketë gropa e pluhur.

Por duket se situata e tillë nuk është thjesht e përkohshme dhe stinore. Banorët thonë se në këtë rrugë nuk është investuar prej vitesh.

Zyrtarë të Bashkisë së Beratit i thanë ABC News se kanë gati projekte për çdo rrugë dytësore. Por, sipas tyre, mungojnë fondet. Deri në sigurimin e parave, qyteti i Beratit, një nga qytetet më të mbrojtura ndërkombtarisht, do të vazhdoje të ketë rrugë të tilla të fshehura pas fasadës se “një mbi një dritareve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!