Në intervistën e tij të parë si ministër i Jashtëm, për emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, Igli Hasani komentoi marrëdhëniet me Rusinë, si edhe përballjet e Shqipërisë me të në Këshillin e Sigurimit.
“Unë mendoj se ne kemi qënë të ndarë me Rusinë, prej shumë kohësh. Të ndarë ideologjikisht në dekadat në të cilat kemi qenë të qartë në udhëtimin drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. Dhe momentet në të cilat jemi përpjekjur të flasim apo të diskutojmë kanë qenë thjesht përpjekje për të treguar se vlerat tona më të rëndësishme janë, krijimi i një demokracie liberale bazuar në ekonominë e tregut dhe sundimin e ligjit. Vlera që vende si Rusia dhe disa të tjerë nuk i ndajnë me ne.
Ne kemi kryer detyrën si kryesues të OSBE, po kryejmë detyrën si anëtarë të Këshillit të Sigurimit, por jemi të qartë që rrugët janë thellësisht të ndara” tha ai, ndërsa shtoi se për konfliktin në Ukrainë, zgjidhja diplomatike mbetet në tryezë.
“Zgjidhja diplomatike mbetet në tavolinë, është tërheqja e Rusisë. Rusia duhet të tërhiqet nga territoret që ka pushtuar” thotë Hasani.
Për ministrin e Jashtëm shqiptar, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shqipërisë, mund të rikuperojnë vetëm nëse populli rus vendos të zgjedhje një tjetër qeverisje./abcnews.al