Rrugët do monitorohen me kamera/ Eksperti: Do ulen aksidentet, dhe korrupsioni

schedule15:42 - 1 Prill, 2023

schedule 15:42 - 1 Prill, 2023

Kamerat dhe radarët që do të vendosen në 14 segmente të ndryshme rrugore do të shtrihen në 5 qarqet kryesore të vendit. Shkeljet që ato do të monitorojnë do të bëjnë që shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor të gjobiten në kohë reale”.

Kamerat dhe radarët do të vendosen në akset si Vorë, Qafë-Kashar-Rinas-Ahmetaq, në autostradën Tiranë-Durrës,  Tiranë-Elbasan, deri në Bradashesh, nga mbikalimi i Shkozetit e deri në Plepa; Kavajë-Rrogozhinë, unaza e Lushnjës dhe Lushnjë-Fier; Fier-Vlorë që nis në Levan dhe përfundon në Transballkanike.

Eksperti i sigurisë rrugore, Fadil Likaj thotë se në disa prej këtyre akseve ka ende njolla të zeza aksidentet. Ai shton se monitorimi i rrugëve me teknologji, do të çojë në uljen e numrit të aksidenteve.

“Po të shikojmë rrugët kryesore të Shqipërisë siç janë dhe nga Tiranë- Durrës,. Durres-Kavajë, Fier, Vlore kemi të bëjmë me dy kategori rrugësh. Kemi rrugë interurbane kryesore ku shpejtësia maksimale është 90 km në orë dhe nga bypass i Fierit deri sa të shkosh në Vlorë shpejtësia maksimale është 110 km në orë. Po të shikojmë në rrugë kemi edhe njolla të zeza nuk mund të themi se kjo mund të jetë 100% e duhura për uljen e aksidenteve por që do të ndihmojnë në uljen e këtyre aksidenteve”, ka thënë ai.

Eksperti thotë se vendosja e kamerave në këto akse, do të largojë nga rruga edhe punonjësit e policisë, duke ulur në këtë mënyrë edhe korrupsionin./abcnwes.al