Rrugë e re nga Elbasani për t’u lidhur në Shqipërinë e Mesme

schedule15:53 - 17 Prill, 2018

schedule 15:53 - 17 Prill, 2018

Një rrugë e re, e cila është në përfundim do t’u vijë në ndihmë 200 mijë banorëve të Shqipërisë së Mesme. Rruga jo vetëm se lehtëson lëvizjen, por ul edhe koston e daljes së prodhimeve të fermerëve në treg.

Janë duke u asfaltuar kilometrat e fundit. Berati dhe qytete të tjera të Shqipërisë së Mesme, do të lidhen me Elbasanin me një rruge të re. Kola e lëvizjes shkurtohet me një orë. 36 kilometra i gjatë dhe investimi kap shifrën 30 milionë dollarë. Rruga përshkon zonën e Dumresë, Cërrikun, Belshin kalon në Kozarë, Kuçovë dhe Urën Vajgurore.

Projekti ishte konceptuar në 4 segmente, dy prej të cilëve kanë përfunduar dhe dy të tjerët ndodhen në fund. Rruga merr një vlerë edhe më të madhe, jo vetëm se lehtëson lëvizjen, por ul edhe koston e daljes së prodhimeve të fermerëve në treg. Megjithatë banorët kanë rezerva sa i përket gjërësisë së rrugës në fshatrat ku kalon, devijimet dhe elementë të tjerë të infrastrukturës.

Përfundimi i kësaj rruge u vjen në ndihmë të drejtpërdrejtë 200 mijë banorëve. Më shumë sesa zona kjo hap të gjithë lidhjen e pjesës që vjen pas Elbasanit, Korçës dhe Tiranës me lidhjen e Beratit dhe mbledh të gjithë pjesën e prodhimeve bujqësore, pjesës interesante turistike./abcnews.al