“Rrugaç je”, deputetja në Kosovë i derdh gotën e ujit në fytyrë ministrit të Bujqësisë

schedule15:41 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 15:41 - 21 Dhjetor, 2021

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu i ka derdhur një gotë plastike me ujë në fytyrë ministrit të Bujqësisë, Faton Peci. Musliu po ashtu ka lëshuar një sërë ofendimesh në drejtim të ministrit Peci.

 “Ti je rrugaç, rrugaç”, dëgjohet të thotë Musliu ndërsa i drejton gotën me ujë ministrit.

Pas këtij incidenti ka ardhur edhe reagimi i ministrit Peci, i cili ka deklaruar se sa të jetë ai në detyrë, askush nuk do të mund të vjedhë në Ministrinë e Bujqësisë.

“Nuk ka me vjedh askush sa të jam unë ministër. Ndaç gjuni me ujë, ndaç me plumba qysh keni gjujt në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes”, deklaroi ai.

E gjithë situata ndodhi gjatë raportimit të ministrit në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!