Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë ka shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me kallëzimin që ka bërë për abuzimet me rrugën Tiranë – Elbasan.
Pas kallëzimit me abuzimet me fondet janë arrestuar tre ish-zyrtarë të lartë të ARRSH-së, Dashamir Xhika, Albens Alite dhe Aksel Qurduka.
Me abuzimet në rrugën Tiranë – Elbasan dyshohet se shtetit i është bërë një dëm prej 54 milionë dollaresh./abcnews.al