Rruga “Tiranë-Elbasan”, Apeli lë në burg tre ish-zyrtarët

schedule17:01 - 27 Shkurt, 2018

schedule 17:01 - 27 Shkurt, 2018

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dashamir Xhikën, ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe ish-vartësit e tij, Albens Alite dhe Aksel Qurduka. Tre ish-zyrtarët e rrugëve po hetohen për abuzime gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtorin Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika.

E njëjta masë sigurie e dhënë më herët nga Shkalla e Parë u la në fuqi edhe për dy ish-vartësit e tij, Aksel Qurduka dhe Albens Alite. Tre ish-zyrtarët e rrugëve po hetohen për “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës”, vepra që dyshohet t’i kenë kryer gjatë zbatimit të projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Seanca në Apel zgjati tre orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura.
Burimet pohuan se të dyshuarit nuk kanë dhënë deklarime, duke lënë avokatët e tyre të parashtronin kundërshtitë në lidhje me akuzën dhe të kërkonin lirimin nga qelia. Jashtë Gjykatës, avokati i Xhikës, Ardian Leka, thase do të vazhdojë betejën në Gjykatën e Lartë.

Paralelisht me këtë hetimin për abuzimet me rrugën, ku dyshohet të jenë shkaktuar më shumë se 30 milionë euro dëm në buxhetin e shtetit, tre ish-zyrtarët e ARRSH-së, po i nënshtrohen edhe një hetimi pasuror nga ana e Kriumeve të Rënda. Për llogari të këtij hetimi, paraditen e së martës prokurorët e çështjes zhvilluan një takim analizë, ku ishin të pranishëm edhe zyrtarë të anti-krimit ekonomik në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi dhe Hekuran Bregu. Burime të rezervuara pohuan se gjatë takimit u diskutuan veprimet e deritanishme në lidhje me identifikimin e pasurive të të dyshuarve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!