Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rruga Qukës-Qafë Plloçë, shkurton distancën Tiranë-Korçë”/ Rama: Objektivi, të përfundojë në fillim të vjeshtës

schedule13:56 - 27 Qershor, 2025

schedule 13:56 - 27 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga punimet e kantierit të aksit të plotë Qukës – Qafë Plloçë. Rama shprehet se ky aks do të shkurtojë distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit.

Kryeministri vlerësoi se rruga do të stimulojë po ashtu në perspektivë impulse të reja të zhvillimit ekonomik.

Me përfundimin e plotë të ndërtimit të segmentit rrugor Qukës – Qafë Plloçë, me gjatësi 43,4 km, do të shkurtohet rreth 30 minuta koha e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë – Korçë.

“Kantieret e aksit të plotë Qukës – Qafë Plloçë. Punimet në të tre lotet po vijojnë me ritme shumë të mira, me objektivin për ta përfunduar ndërtimin e këtij segmenti të shumëpritur brenda fillimit të vjeshtës

Ky aks i rëndësishëm do të shkurtojë distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit dhe stimulojë në perspektivë impulse të reja të zhvillimit ekonomik”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!