Rruga që lehtëson trafikun/ Lezhë, hapet më 1 korrik lidh lagunën e Kunes me hidrovorin

schedule12:28 - 11 Qershor, 2024

schedule 12:28 - 11 Qershor, 2024

Kjo rrugë që është ende në ndërtim pritet të lehtësoje ndjeshëm qarkullimin e mjeteve në Lezhë.

Aksi përshkon mes për mes lagunën e Kunes dhe përfundon në bregdetin e kësaj zone duke bërë të mundur shmangien plotësisht të rrugës ekzistuese Kune-Shengjin- Superstrade.

Përveçse i jep zgjidhje problemit të trafikut gjatë sezonit veror, rruga e re rreth 3 kilometra ofron një pamje mbreslënëse.

Kryetari i bashkisë Lezhë thotë se po punohet me ritme të shpejta në mënyrë që rruga të jetë funksionale në fillim të korrikut.

Rruga Kune-Hidrovor është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlere 79 milionë lekë, ku përfshihet asfaltimi si dhe mbrojtëset anësore të saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!