Historiani Arben Llalla në emisionin “360 gradë” në ABC News, foli për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Gjatë kësaj interviste, Llalla komentoi deklaratat e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, pasi ky i fundit duke folur lidhur me integrimin e Shqipërisë, është shprehur se rruga për integrimin europian të Shqipërisë kalon nga Greqia.
“Rruga e Shqipërisë kalon nga Brukseli. Ai kërkon t’i kthejë reston Ramës për takimin e suksesshëm që ndodhi për herë të parë. Nga informacionet që kam ai kërkon të bëjë një vizitë në Himarë. Por duket që është një gjuhë e sforcuar”, tha historiani Llalla.
Përfaqësuesi i diasporës shqiptare në Greqi, Etmond Guri, nga ana e tij u shpreh: “Sipas situatës duket qartë që kandidimi i Belerit i solli një rënie të lirë. Duke vënë alarmin për partinë e Mitsotakis. Pati rënie për shkak të krizës ekonomikë, shtrenjtimit të jetesës. Po ashtu ndikoi rikthimi që bëri e majta greke.”
/abcnews.al/