Rruga në fshatin Dresnik e amortizuar, banorët: Paguajmë taksa e nuk shohim investime

schedule14:08 - 9 Gusht, 2020

schedule 14:08 - 9 Gusht, 2020

Me gropa dhe e rrënuar. Nëse të duhet të shkosh për në fshatin Dresnik të Korçës mendohu dy herë.

Ndodhet vetëm 9 km larg qytetit të Korçës, fshati Dresnik nuk i ka njohur investimet përsa i përket infrastrukturës rrugore. Kjo ka sjellë dhe indijimin e tyre të cilët janë ngritur në protestë, e asgjë nuk është bërë, ndërsa thonë se asgjë nuk është bërë.

Prej vitesh 2 km janë kthyer në një gangrenë për drejtuesit e mjeteve, por edhe për banorët e fshatit.

“Janë shumë keq, rruga është copë- copë, taksat i paguajmë, do ta bëjmë do ta bëjmë, asnjë gjë nuk do bëhet. Kam 7 vjet që kam marrë makinën dhe kështu ka qenë rruga”, u shpreh një qytetar.

“Rruga është katastrofë, në fshatin ngjitur është ndryshim si nata me ditën”, u shpreh një tjetër qytetar.

Megjithëse është premtuar për asfaltimin, investimi nuk është bërë.

“Në këtë fshat çdo gjë bëhet e fundit. Është katastrofë që nga uji, ambulanca, dhe rruga. Për gjithçka mbetet i fundit. Unë as votoj dhe as nuk kam për të votuar. Nuk jetohet kështu. Është gjynah që të mbetemi fshati i fundit”, tha një qytetar.

Ndërsa situata sa vjen dhe rëndohet edhe me tepër, nga viti në vit gropat zmadhohen dhe rreziku i aksidenteve bëhet edhe më i madh. Banorët thonë se janë ankuar pranë Bashkisë por nuk kanë marrë kurrë zgjidhje.