Pas publikimit të fotove të rrugës më të çuditshme në Shqipëri nga kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla në rrjet kanë shpërthyer memet.
Faqet e njohura si “Lolita”, “Brryli” dhe shumë të tjera, si dhe ai që njihet si njeriu i memeve Genc Sejko kanë krijuar disa meme posaçërisht për këtë rrugë të cilën bashkia e Bulqizës e publikoi si zgjidhje të problemit të qytetarëve.
Nga ana tjetër komentuesit e kanë “masakruar” Allën në postimin e tij në rrjetet sociale, duke e krahasuar rrugën e përuruar sot me një kanal vaditje. /Abcnews.al